AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Arrestohen 2 të reja nga Kosova në Durrës, tentuan të kalonin kufirin me pasaporta fallso

Dy të reja nga Kosova janë ndaluar në Portin e Durrësit pasi po tentonin të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara që mbanin shtetësinë sllovene.

A.R., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë dhe K. R., 23 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë janë ndaluar nga autoritetet portuale ndërsa rëndojnnë akuzat për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Informacion paraprak:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

-A. R., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

-K. R., 23 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 11.12.2019, në P.K.K Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente sllovene, të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nis detyrën në Shqipëri. Me ardhjen e saj mendoni se do të ketë 'koka të prera' ndër politikanë dhe eksponentë të krimit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *