Ministri i Drejtësisë belge, Koen Geens ka reaguar pas arrestimit të Safet Bajrit (Rustemi) dhe të disa prej pjestarërve të grupit të tij kriminal, pas një operacioni të koduar ‘Oaz’ disa ditë më parë nga policia shqiptare.
Gjatë një intervistë për nje televizion bleg Geens, pranon se shërbimet e tij kanë punuar disi ngadalë, për këtë çështje.
“Nëse dikush ka fakte në 2001 dhe e ka sërish në dhjetor 2017,por vonesa në arrestim nuk është për shkak të belgëve. Diçka shkoi keq në procedurat për dënimin e tij. Shërbimet tona mund të kishin punuar më mirë. Nëse Belgjika dhe departamenti i Emigracionit nuk do e kishte dëbuar Rustemin, nuk e di nëse këto fakte do të kishin dalë në dritë në Shqipëri. Bashkëpunimi mes dy agjencive ka qenë shumë i mirë.
Unë mendoj se duhet të kishim bashkëpunuar më mirë me Departamentin e Emigracionit sepse do të kishte qenë më mirë që ky person të mos ishte dëbuar”, thotë Geens.
Ministri ka thënë se ka shumë mundësi që Rustemi ta vuajë dënimin e shtetit belg në Shqipëri, pavarësisht se avokati i tij Sven Mary e ka kundërshtuar këtë fakt.
“Ka shumë mundësi që Rustemi ta vuajë dënimin e tij në Shqipëri, pasi mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje. Do kishte qenë më mirë që ky person të mos ishte larguar nga Belgjika, pasi Bajri ka 3 dënime në Belgjikë me 9, 5 dhe 8 vite burg.”
(M.Q/Faxweb)