Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme për arrestimin e Redjan Rrajës, kushuririt të deputetit socialist lidhur me atentatin kundër prokurorit Ndoja poshtëron akoma më shumë Partinë Socialiste.
Basha shprehet sE kjo tregon qartë se është një luftë mes bandave në pushtet. Zgjidhja sipas Bashës janë zgjedhjet e parakohshme.
“Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm dhe zgjedhje të parakohshme që do ti kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe do ti fuqizojnë duke zgjedhur në parlament dhe qeveri njerëz që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim.
Në funksion të kësaj është dhe turi im që sapo kam nisur. Një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi jo vetëm i halleve, por edhe zgjidhjeve që duhet të prodhojë një qeveri dhe parlament që të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm,” u shpreh kryedemokrati në fjalën e tij.