Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Arrestimi i Navalnyt pas mbërritjes në Moskë, SHBA futet në ‘lojë’: Fyerje ndaj popullit rus që dëshiron të dëgjohet zëri i tyre

Alexei Navalny, i cili u arrestua sonte, duhet të lirohet menjëherë, tha Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit, Joe Biden.

“Sulmet e Kremlinit ndaj Navalnyt nuk janë vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, por edhe një fyerje ndaj popullit rus që dëshiron të dëgjohet zëri i tyre”, tha Sullivan.

Byroja për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale njoftoi se rusi do të jetë në burg deri në vendimin e ardhshëm të gjykatës.

Navalny vendosi të kthehej në Rusi edhe pse e dinte që mund të arrestohej. Kundërshtari i Kremlinit ishte në Gjermani, ku u transferua në muajin gusht pasi u sëmurë papritmas sepse ishte helmuar me një agjent nervor.

Navalny akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin për urdhërimin e helmimit dhe vrasjen e tij. Kremlini ka mohuar akuzat.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *