Menjëherë pas bërjes publike të operacionit në Shkodër, në Tiranë dhe në Hollandë, që çoi në arrestimin e 11 personave, pjesë e klanit Bajri, ka reaguar dhe PD.
Përmes një postimi në Facebook deputeti i PD-së Edi Paloka ka hedhur dyshime se në përgjimet e këtij klani mund të ketë dalë dhe emri i ministrit Ditmir Bushati.
Paloka shkruan se me siguri është hequr emri i tij, siç është bërë dhe në rastet e tjera në aksione të tillla.
Postimi i Edi Palokes:
Paska dale Drejtori i Policise, i emeruari i Agron Xhafajt, per te deklaruar suksesin e policise ne arrestimin e Bajrajve.
“Kemi 6 muaj qe i pergjojme”- thuhet ne deklarate.
Nje pyetje kam per ata qe paskan pergjuar; a ju ka dale ne ndonje pergjim Ditmir Bushati, apo dhe ate e keni fshehur si keni bere me pergjimet e tjera…?
(E.K/FAXWEB.AL)