Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Arrest shtëpie për menaxherin e “Gulf”, Prokuroria “kundërshton” Gjykatën, ankimon vendimin

Prokuroria e Tiranës  ka ankimuar vendimin e Gjykatës për Alban Alikon. Aliko i njohur si menaxheri i “Gulf”, mashtroi mbi 100 qytetarë. Ai pas 5 muajsh në kërkim, u arrestua një muaj më parë, për t’u liruar më pas me masën “Arrest  shtëpie”.

Para disa ditësh ish-kryemenaxheri i kompanisë së naftës “Gulf” i akuzuar për “Mashtrim më shumë se një herë” dhe “fshehje të falimentit”, ka dalë para gjykatës së Tiranës, ku është njohur me masën e sigurisë të arrestit në burg që kishte dhënë pesë muaj më parë gjyqtari Arben Micko.

Skema e ndërtuar nga drejtuesit e Gulf në Shqipëri, shkaktoi një dëm të madh shumë personave, por edhe vetë shtetit. Në prill, pikat e karburantit të kompanisë Gulf në Shqipëri u mbyllën befas në mes të natës dhe gjithë drejtuesit e saj u zhdukën. Me mijëra qytetarë mbetën me tollonat e karburantit në dorë, të cilat i kishin blerë, furnitorët u lanë pa paguar dhe u dëmtuan edhe bankat.

Falimenti brenda ditës u hetua si mashtrim ndërsa dëmi i shkaktuar kalonte 5 milionë euro dhe mes disa persona që u vunë nën hetim si zbatues të skemës së mashtrimit, kryesori ishte Albano Aliko, menaxheri kryesor. Prokuroria dyshonte se ai me vetëdije kishte shitur tollona shumë më tepër se sa karburant kishin në gjendje. Brenda pak ditësh u grumbulluan 1.5 milionë euro. Nafta blihej nga furnitorët me 1500 lekë dhe ju shiteshin tollona klientëve me 1300 lekë.

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *