Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Armina rrëfen eksperiencën e keqe me pilulat kontraceptive: “I ndërpreva dhe trupi im reagoi si të isha pas një shtatzënie”

Kontraceptivët janë shpesh tema debati dhe njerëz të ndryshëm përjetojnë efekte të ndryshme ndaj tij. Si çdo medikament tjetër edhe pilulat kontraceptive kanë efektet e tyre anësore.
Një ndër gjërat që diskutohen më së shumti është nëse pilulat kontraceptive të shëndoshin ose jo.

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka ndarë eksperiencen e saj në Instagram. Ajo ka treguar se filloi t’i përdorte para 3 vitesh për arsye se kishte çrregullime hormonale, por pilulat patën efekte anësore tek ajo, siç është shtimi në peshë.

Armina është pyetur në Instagram nëse vazhdon ende t’i përdorë pilulat kontraceptive dhe për t’ju përgjigjur pyetjes, ajo ka postuar një foto ku sipas saj aty është në maksimumin e peshës së lartë që ka arritur.

“Jo i kam ndërprerë pilulat kontraceptive vitin e kaluar dhe fitova 6 kilogramë në momentin që i ndalova. Trupi im ishte i mësuar me to. Nuk ndryshova asnjë zakon, por trupi im reagoi sikur të isha shtatzënë”, ka treguar blogerja e njohur.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.