Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Armina Mevlani i rezistoi tundimit kur ishte 16-vjeç dhe duket se i ka shpëtuar jetën

Një ndër gabimet fatale të vajzave të lindura në vitet ’90 ishte se i holluan vetullat aq shumë, saqë ende sot vuajnë fenomenin “vetulla pe”.

Sot kuptohet se janë në modë vetullat e plota e të dendura, së paku edhe për ca kohë pasi moda kështu e ka; sot je mirë e bukur me vetullat e tua dhe nesër mbetesh pa to fare.

Sidoqoftë, Armina Mevlani ka qenë nga ato vajza që pavarësisht se i është përshtatur trendit, nuk e ka tjetërsuar vetullën e saj duke ruajtur gjithmonë pamjen që ka sot.

Vetullat e trasha, të errëta, janë ndër tiparet më dalluese të fashionista-s.

Ajo publikoi sot në Instagram disa foto nga kur ishte 16 vjeçe, e veshur rock (sepse asokohe njerëzit më cool dëgjonin rock).

Madje në 2007-ën, kishte mundur të shkonte për të dëgjuar nga afër të luante grupin legjendar të muzikës punk, Sex Pistols.

Vetulla është krejt e njejta.

Pak ditë më parë, blogerja ndau një tjetër foto të vjetër në Instagram, për të treguar se nuk ka asnjë ndëhyrje estetike.

“19 vs 27 pa ndërhyrje estetike apo asgjë të tillë”, shkruajti Armina.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *