Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Armë, probleme me ligjin dhe sherre me zyrtarët e lartë shtetëror, rusi problematik bëhet zyrtarisht lojtar i Fiorentinës

Aleksandr Kokorin në vitet e fundit ka bërë më shumë lajm për skandale se sa për çështjet sportive. Kur ishte te Zeniti, ai dhe bashkatdhetari i tij Pavel Mamaev u dënuan me një vit e gjysmë burg për “huliganizëm dhe sulm” në tetor 2018.

Kokorin, në veçanti, u akuzua se kishte goditur me karrige Denis Pak, një zyrtar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë. Sidoqoftë, lojtari që shpesh herë postonte video duke gjuajtur me armë, ishte lanë në lirim me kusht në shtator 2019.

Nga ai skandal, Zeniti e huazoi te Sochi, ku shënoi shtatë gola në 10 ndeshje, ku pastaj si lojtar i lirë u bashkua me Spartak Moskën. Me vetëm dy gola dhe dy asistime, ai tashmë ka bindur Fiorentinën që të nënshkruajë me të.

“Unë jam praktikisht një lojtar i Fiorentinës tani. E vetmja gjë që mungon është ekzaminimi mjekësor”, ka thënë ai.

Edhe klubi i Spartak Moskës, e ka pranuar që ka marrëveshje mes klubeve. Spartak, në këmbim, do të marrë një shumë afër 4.5 milionë, ndërsa Kokorin pritet të nënshkruajë për tre vjet e gjysmë. Ai me Rusinë ka luajtur në 48 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola.

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *