Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Armë, fishekë dhe granata pafund. Zbulohet ‘magazina’ me arsenale ushtarake

Një arsenal i vërtetë armësh është zbuluar në Elbasan kun ë fshatin Godolesh pas informacioneve të marra nga qytetarët, Policia ka kryer kontrolle dhe ka konstatuar monucione luftarake përfshirë fishekë dhe granata.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar u gjetën  dhe u  sekuestrua, 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.

Nga ana e saj, Policia vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sekuestrohet një arsenal me fishekë luftarakë e granata

Falë bashkëpunimit me qytetarët,  zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal municionesh luftarake.

Policia e Elbasanit , si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët ka marrë informacion se  në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan,  ndodhej një arsenal me municione luftarake.

Me  marrjen e informacionit  menjëherë është organizuar puna për krehjen e zonës.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar u gjetën  dhe u  sekuestrua në cilësinë e provës materiale,  15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.

Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit  nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të  braktisura , magazina  apo tunele, personat që mund ti kenë pasur këto municione i kanë fshehur  në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë 

Policia vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close