AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Armë dhe parcelat e mbushura me drogë, arrestohen 3 persona (Emrat)

Ditën e sotme, rreth orës 03.00, nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me  strukturat e  Komisariatit të Policisë Berat, dhe Komisariatit të Policisë Kuçovë,  u finalizua me sukses operacioni i koduar ”Agimi” ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i  shtetasve :

  1. Riza Xhemal Gjoroveni, 28 vjeç, banues në fshatin Qereshnik Berat.
    2.      Fatos Faredin Ballanga, 27 vjeç, banues në fshatin Qereshnik Berat..
    3.      Mehmet Xhevit Toska, 44 vjeç, banues në fshatin Balibardhë  Berat.

Arrestimi  i shtetasve të mësipërm u bë për arsye se, janë kapur nga shërbimet policore duke kultivuar bimë narkotikë në fshatin Meçkë, Komuna Lumas Kuçovë, si dhe me armë zjarri pa leje.

Në cilësinë e provës materiale janë kapur si dhe u sekuestruan : një çadër  për banim,  e cila shërbente për fjetje,  bimë narkotike të thara ne peshe 900 gramë, një peshore  elektronike si dhe  860 bimë narkotike të kultivuara të përmasave ngas 40 -70 cm, një automatik model 56, një pushkë model 54 , një krëher  dhe 150 fishekë.

Nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, po punohet për zbardhjen, dokumentimin dhe vënien para drejtësisë të personave të tjerë  të dyshuar të implikuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike “, parashikuiar nga neni 284 /2,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve parashikuar nga neni 283 /2 të K. Penal ,  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municion”, parashikuar nga neni 278 të K.Penal , si dhe “Prerje e paligjshme pyjeve ‘, parashikuar nga neni 205 të Kodit Penal, të kryera në bashkëpunim.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *