Kalimi i futbollistit Armando Sadikut, në një tjetër skuadër nuk do të vonojë.
Mediat zvicerane, shkruajnë se pritet që Sadiku të mbyll gjithçka shumë shpejt me klubin e tij të ri, pasi te Zyrihu kanë bërë programin për fazën përgatitore me bindjen se sulmuesi shqiptar nuk do të zhvillojë më asnjë stërvitje me ish-skuadrën derisa të sistemohet.
Ndërkohë Zyrihu nuk ka prenotuar dhomë hoteli për ftubollistin shqiptar, gjatë qëndrimit të skuadrës në Gjermani këto ditë, apo edhe në vendet ku klubi do të zhvillojë fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.
Në pritje të transferimit të tij, Sadiku ka qëndruar të stërvitet i vetëm në kompleksin e klubit në Shvamendingen. (S.SH/Shuplaka)