Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Armando Sadiku gati për tu bërë pjesë e kampionit italian, cila është skuadra që kërkon sulmuesin

Armando Sadiku po kalon një periudhë të vështirë në kampionatin turk, aty ku është pjesë e Erzurumspor, teksa nuk po arrin të gjejë dot shkëlqimin e tij.

Megjithatë shpëtimi për sulmuesin e Kombëtares, mund të vijë nga Italia. Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, thuhet se futbollisti është në listën e dëshirave të Kozencës për merkaton e janarit.

Këta të fundit ndodhen në zonën e rënies në Serinë B dhe për këtë arsye kanë vendosur të bëjnë afrime të shumta në merkato, në mënyrë që të shmanget rënia. Thuhet se një nga objektivat e klubit është edhe Sadiku, teksa pritet që në ditët e ardhshme të nisin edhe bisedimet mes palëve.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *