Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Armando Duka ‘shkatërron’ Finon, zgjidhet për herë të 5-të në krye të FSHF-së

Armando Duka është rizgjedhur për të pestën herë në krye të FSHF-së.

Pas numërimit të votave në raundin e dytë ai rezulton fitues me 38 vota. 

Bashkim Fino ka marrë 24 vota dhe 4 kanë qenë të pavlefshme. Pas zgjedhjeve Duka u shpreh i kënaqur me votimin dhe tha se do të bëjë më të mirën për sportin. 

Në raundin e parë rezultatet ishin: 

Armando Duka 39

Bashkim Fino 22

Të pavlefshme 4

Bashkim Fino nuk e fshehu zhgënjimin pas përfundimit të garës e megjithatë ai do të vijojë të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. 

Po ashtu sot pritet të zgjidhen dhe 11 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv. Pjesa e 11 anëtarëve të Komiteti Ekzekutiv janë presidenti, 2 zv/presidentët dhe 8 anëtarët. 1 nga këto anëtarë zgjidhet automatikisht presidenti i arbitrave.

Dje zbarkuan në Shqipëri dhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s të cilët do të monitorojnë zgjedhjet.

(E.K/FAXWEB) 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *