Një emigrant shqiptar është ekzekutuar me 8 plumba mbrëmjen e kaluar në Belgjikë, ndërkohë që është zbardhur edhe identiteti i tij.
Bëhet me dije se shqiptari që është qëlluar është një 38-vjeçar i identifikuar si Arjan Spahiu, me origjinë nga Elbasani. Viktima, 38-vjeçar, ka qenë më i arrestuar në 2010-ën për vrasjen e një 52-vjeçari në Elbasan, Gëzim Alikajt.
Fax Neës mëson se Arjan Spahiu është vëllai i kunatit të Erjon Alibejt, një personazh i njohur në botën e krimit në Elbasan, i cili u arrestua pak kohë më parë.
Sipas mediave belge ai u qëllua me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend.
Dyshohet se 38-vjeçari qëndronte ilegalisht në Belgjikë. Në vendin e ngjarjes, prokuroria kërkoi një ekspert të balistikës dhe një mjek ligjor si dhe një kontroll laboratorik nga policia federale dhe një gjyqtar ekzaminues, konfirmon Sarah Durant, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik të Brukselit.