Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vùante nga diabeti, intubohet mjeku i QSUT-së, u prek nga Covidi në detyrë

Një mjek i hematologjisë është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv, i prekur nga Covid 19. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se mjeku është Arjan Pushi, 58-vjeç dhe aktualisht ndodhet i intubuar.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Pushi vuante nga sëmundja e diabetit, dhe u prek nga Covid 19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuar dhjetra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar.

Në spitalin Infektiv në Tiranë momentalisht janë duke marrë shërbim 84 pacientë , dy prej të cilëve të intubuar, ndërsa 11 të tjerë janë në terapi intesive, dhe nën kujdes të shtuar nga ana e mjekëve.

Nga ana tjetër numri i jetëve të humbura po shtohet, duke e çuar numrin e víktimave që prej fillimit të pandemisë në 57. Prej disa ditësh Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që të kujdesen për rregullat e higjenës, ndërkohë që i njëjti apel vlen edhe për bizneset në një kohë kur ka nisur sezoni turistik.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *