Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kreshnik Spahiu zbulon detajin në tryezë që nuk u vu re në takimin mes Bashën dhe Dendias, përplaset me Çanin: Jo, jo e ke shumë gabim!

Gjatë takimit të sotëm midis ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias si dhe kryeministrit Edi Rama vëmendjen morën edhe simbolet e fshehura të zyrtarëve të lartë.

Veçanërisht kravata e kryeministrit Edi Rama tërhoqi vëmendjen ku u shfaq përballë ministrit grek me një kollare me flamurin kuqezi dhe shqiponjën dykrenore, si dhe me yllin e partizanit, një simbol i komunizmit, i cili është hequr tashmë nga simbolet kombëtare shqiptare.

Ndërkohë Kreshnik Spahiu theksoi në “Open” se edhe ministri grek kishte veshur një kollare që lidhet me flamurin kombëtar grek dhe është bardh e blu.

Por sipas Spahiut, kreu i PD-së Lulzim Basha nuk kishte asnjë simbol kombëtar në tryezë gjatë takimit me ministrin grek, por mbizotëronte ngjyra bardh e blu.

“Nga takimi në tryezën e kreut të PD-së me Dendias nuk ka flamur kombëtar, kemi flamurin grek dhe flamurin e BE-së. Është shumë naiv, është kandidati për kryeministër i këtij vendi.”-tha Spahiu.

Por kjo deklaratë ka hasur në kundërshtinë nga gazetari Arian Çani i cili theksoi se takimi është bërë në ambasadën greke.

Çani: Ku është bërë takimi?

Spahiu: Është bërë në Shqipëri, kudo që të shkosh duhet të jesh i kujdesshëm!

Çani: Jo… jo! Është në ambasadën greke ky takim.

Spahiu: Flamurin duhet ta marrë me vetë. Simbolet vendosen në çdo tryeze.

Çani: Jo e ke shumë gabim!

(M.Q/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *