Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Deti” në Hagë? Arian Çani zbulon lojën e Ramës dhe tregon qëllimet e tij: Po i bën presion Erdoganit për lekët

Gazetari Arian Çani ka folur për vendimin që çështja e “Detit” të shkojë në Hagë duke thënë se është thjesht një lojë e Ramës dhe nuk bëhet fjalë për një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Cani thotë se kryeministri po luan me dy porta ndërsa qëllimi i tij është që ti bëjë presion për investimet Erdoganit, të cilin e cilëson si vëllain e Ramës.

“Jemi akoma në fazë deklaratash nuk ka ndodhur asgjë. U krijua një iluzion se u mor vendim. Ky është iluzion, nuk kemi asnjë vendim. Ajo që unë lexoj tek ky takim është një lojë e Ramës për të fituar kohë. Rama fiton kohë, nuk dihet nëse shkojmë në Hagë.

E para nuk ndodh asgjë para 25 prillit. Janë tre palë në lojë, Turqia, Greqia dhe Shqipëria. Nuk është çështje mes Tiranës dhe Athinës. Rama nuk është prishur me vëllain e tij Erdogan. Rama po luan disa gurë. Me Greqinë thonë nuk po prishëm, me Turqinë, po pret të vijë Erdogani që të bëjë aeroportin. Kjo ishte shkelje syri dhe presion ndaj Erdoganit, shkojmë në Hagë nëse nuk sjell lekët. Rama po i bën presion vëllait të tij, Erdoganit”, tha Çani në ‘Open’. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *