Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


SportTe Gjitha

Argjentina pa trajner, synon dy ”big” por pamundësitë ekonomike nuk ia lejojnë

Skuadra e Argjentinës ka mbetur pa trajner, pasi nuk ka zgjatur as një vit qëndrimi në krye të stolit i Edgardo Bauzës.

Tekniku 59-vjeçar, i cili zuri vendin e Tata Martinos në gusht, pasi bindi Mesin të kthehej përsëri në përfaqësuese, mendohej se do të udhëhiqte këtë ekip drejt sukseseve të rëndësishme.

Por vetëm 3 fitore në 8 ndeshje dhe rreziku i mospjesëmarrjes në Botërorin 2018, sollën vendimin e Federatës Argjentinase, ndonëse presidenti i kësaj të fundit, Klaudio Tapia, pak javë më parë e kishte mbështetur atë publikisht.

“I thamë Bauzës se ai nuk ishte më trajneri i kombëtares tonë”, konfirmoi Tapia të hënën para gazetarëve, duke nisur zyrtarisht kërkimin për një teknik të ri. Dy emrat më të përfolur vazhdojnë të mbeten ato të Horge Sampaolit dhe Diego Simeones.

Por në pamundësinë ekonomike për të përballuar kërkesat e tyre dhe të prishjes së kontratave me klubet përkatëse, Argjentina po shqyrton edhe alternativa të tjera si Marcelo Gajardo dhe Horge Almiron. (E.K/SHUPLAKA)

Trajneri Edgardo Bauzo

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.