Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Moderatori i njohur flet për prezantimin dhe si e thërret vjehrrin Bajko

Në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, ka qenë i ftuar Ardit Roshi, i cili së fundmi është përfolur për propozimin që i bëri vajzës së aktorit të mirnjohur Agim Bajko, live në studion e emisionit “Këndo këngën time”. Gjatë intervistës Rudina e ka ngacmuar duke e pyetur se tani që janë fejuar si i thërret vjehrrit të tij Agim Bajkos.

Gazetarja: Si ishte prezantimi yt me babi Gimin?

Ardit Roshi: Prezantimi ishte në një darkë elegante me bazë peshku dhe verë të mirë. Blerina i tha ky është shoku im Arditi tullac dhe i gjatë. Një moment Blerina u largua dhe në fillim me Agimin folëm me sy. Pastaj folëm me fjalë. Gimi është një zotëri që dëgjon, nuk është punë për ju se çfarë i thashë unë, por rëndësi ka që fola bukur.

Gazetarja: Po Gimin si e thërret, se mamin e Blerinës e thërret mami Alba ndërsa Gimin e thërret babi Gimi ?

Ardit Roshi: Unë kam batuta perla me Gimin, si tek filmi që Gimi thotë “baba”, kemi një sens humori shumë të mirë bashkë, por i thërras në emër.

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *