Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka dhënë një deklaratë për mediat pak minuta më parë ndërsa është pyetur nga gazetarët në lidhje me arrestimin e Henri Çilit.
Dvorani tha se nuk e mban mend kur është takuar për herë të fundit me këtë të Çilin, ndërsa theksoi se nuk ishte në dijeni se ku mund të jetë sabotuar analisti dhe botuesi i njohur.
Ai tha se në Gjykatën e Lartë nuk ka pasur prioritetet dosja e tij duke argumentuar se në sirtarët e saj janë me mijëra dosje të tjera që presin të shqyrtohen.
“Salutohemi nëpër evente por vetëm kaq. Jam shumë i sgurt që nuk jam ulur asnjëherë me Çilin. Henri Çilin e njoh por nuk kam asnjë lloj kontakti me të, nuk e mbaj mend kur e kam takuar për herë të fundit, kurrë nuk kam pirë as kafe me të. Jam i sigurt se kjo dosje nuk është shqyrtuar me prioritet nga Gjykata e Lartë. Me rregullat tona të brendshme sekretaria nuk ta jep dosjen. Mësova se është një çështje e ardhur në fund të vitit 2019. Ju e dini se ka me mijëra dosje që presin në Gjykatën e Lartë. Zotin Çili nuk e di se ku mund ta kenë sabotuar”, tha Dvorani.
(F.GJ/FAXWEB.AL)