Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ardian Dvorani pas shkarkimit nga KLGJ: Pse ishte gafë. Lë të hapur mundësinë për të qenë në KED (Flet edhe për gjyqin me Metën)

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pak ditë më parë ta konsiderojë të përfunduar mandatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani. Për pasojë ai humbet edhe funksionin e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilin e ushtronte automatikisht si anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë.

Pas këtij vendimi, Ardian Dvorani në një intervistë për emisionin “Java në RTSH” sqaroi pozicionin e tij, por edhe përplasjet me Presidentin Ilir Meta.

Duke folur në panelin me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli, gjyqtari tha se është tepër e vështirë t’i gjesh një epitet vendimit të KLGJ. Ai nuk e fshehu se u surprizua nga vendimi, teksa shtoi se nuk ka betejë personale me askënd.

Ardian Dvorani shtoi se gjatë ushtrimit të detyrës së tij nuk ka llogaritur kurrë se cilin ka përballë, por ka ndjekur gjithmonë parimet dhe ligjshmërinë. Teksa komentoi aktualitetin me institucionet e drejtësisë, Dvorani shtoi se KLGJ nuk mund të vihet në lëvizje nga kërkesat që vijnë nga jashtë sistemit, pasi ky ka qenë edhe thelbi i reformës në Drejtësi. Në lidhje me ankimimin e mundshëm të vendimmarrjes nga KLGJ, ai shtoi se do t’i konsiderojë të gjitha rrethanat dhe se nuk tërhiqet nga parimet.

“Vendimi i KLGJ ishte gafë? Nuk mund ti vë një emër tjetër, unë respektoj institucionet. Por unë po flas për një vendim konkret dhe e konsideroj gafë”, thekson Dvorani.

Ai foli dhe për skenarin se si mund të qëndrojë në përbërjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Në momentin  që anëtari i Gjykatës së Lartë nuk ushtron funksionet në gjykata, nuk është më kryetar i KED-së sepse janë të lidhura. Por nëse anëtari i Gjykatës së Lartë vendos apo zgjedh të vijojë karrierrën në Gjykatë Apeli vazhdon të jetë pjesë e KED-së për atë vit, por jo në cilësinë e kryetarit. Nëse vazhdoj karrierën gjyqësore. Në ditë e djeshme KLGJ ka barazuar procedurën e plotësimin e vendeve vakante në KED me ato të të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo është gabim i rëndë”- tha Dvorani.

Çështja Meta

Dvorani komentoi edhe vendimin për pafajësi ndaj Ilir Metës, që ai mori pas gjyqit për çështjen e videopërgjimit me Dritan Priftin. I pyetur nga analisti Vangjeli për kohën kur ai ishte gjykatës i Presidentit të sotëm, Dvorani tha se i ka dhënë hakun kujtdo sipas ligjit.

“Ju keni firmosur për pafajësinë e zotit Meta pas një procesi të bujshëm. Ishit pjesë e rezultatit pesë me zero të trupës gjykuese” – komentoi Lorenc Vangjeli.
Por Ardian Dvorani, duke iu referuar gjyqit të Metës që nisi në vitin 2011, tha:

“Ai është një vendim prej 100 e ca faqesh. Prej tyre 26 faqe është mendimi im që është ndryshe nga pjesa tjetër e trupës gjykuese. Por ka një parim. Për aq kohë sa nuk është provuar fajësia, gjyqtari nuk mund të japë vendim ndryshe. Gjyqtari është i ftohtë, mund të gjykojë jashtë seancës çfarë të dojë. Por në seancë merr vendim mbi materialet e dosjes.

E kam thënë se isha pro pafajësisë, por kisha rezerva për të gjithë procesin. Provat nuk u shqyrtuan të gjitha, seancat me dëshmitarë nuk u kryen të gjitha, ekspertiza amerikane ishte e vlefshme, ekspertiza shqiptare ishte e padenjë e kështu me radhë.

E dini ju që Gjykata e Lartë në atë kohë nuk e pa dhe nuk e dëgjoi atë që panë të gjithë? Në sallë nuk u pa dhe nuk u dëgjua” – tha Ardian Dvorani.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *