Është zbardhur ekspertiza që ka të bëjë me materialet e grumbulluara në hètimet që kanë të bëjnë me atèntatin që gati i mori jetën biznesmenit nga Elbasani, Ardian Çapjas.
Ndaj 55-vjeçari është bërë një prítë e mirëmenduar dhe dyshohet se autori që ka qèlluar ka qenë profesionist ndërsa árma e përdorur është snájper “Sako TRG M10.338 Lapua Magnum” me gjuájtje deri në 800 metër distancë, raportoi ditë më parë Faxweb.al.
Mësohet se nga ekspertiza është zbuluar se ndaj Çapjas është qèlluar nga një distancë prej 346 metrash ku edhe mbeti i plágosur rèndë por arriti t’i mbijètonte atèntatit të tretë ndaj tij ndërsa autori që e ka shkrèpur ármën ishte vendosur në zonën periferike të qytetit që njihet si Kodra e Krastës.
Nga ana e tij, vetë shënjèstra ka refuzuar kategorikisht të ndihmojë në zbardhjen e hètime pasi ka deklaruar se ndaj tij nuk është bërë atèntat por është rrèzuar në oborrin e banesës, ç’ka ka qenë krejt e papërfillshme nga hètuesit pasi materialet hètimore zbuluan gjë tjetër.
Atèntati ndaj tij që vuri në lëvizje jo vetëm strukturat e DVP Elbasan por edhe ato të RENEA-s dhe ekspèrtëve nga Tirana ka ndodhur më 8 qershor teksa Çapja ishte duke u larguar nga banesa drejt biznesit të tij.
Pak kohë pas ngjarjes, një makinë e djègur brenda të cilës edhe árma e krímit u gjetën në një zonë të pyllëzuar të Elbasanit ndërsa gjatë ndërhyrjes së pòlicisë dhe punonjësve të zjárrfikëses, mbeti i plágosur njëri prej këtyre të fundit pasi ndodhi një shpèrthim.
Pavarësisht se janë shoqëruar disa persona deri më tani ku janë marrë në pyetje në rolin e të dyshuarve apo që mund të kenë informacion mbi ngjarjen, ende nuk është bërë identifikimi i autorit dhe kapja e tij.
(F.GJ/FAXWEB.AL)