Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ardi Veliu kritik me sjelljen e shefit të policisë që u kap duke luajtur kalçeto, zbardhen urdhërat që u jep policëve

Pas pezullimit nga detyra të Rustem Plakës, me detyrë Shef i Qarkullimit në Vlorë, i cili u kap duke luajtur futboll ditën e sotme në pyllin e Sodës me 9 persona të tjerë, ka vepruar menjëherë Drejtori i Përgjithëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Veliu, u ka nisur një mesazh drejtuesve të Policisë në qarqe dhe shefave të komisariateve, që të monitorojnë me përgjegjësi zbatimin e masave, jo vetëm për qytetarët por edhe për vartësit e tyre, ndërkohë që këtë ngjarje Veliu e ka quajtur skandaloze.

Mësohet se Veliu është treguar shumë kritik me drejtorinë e Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës. Drejtori u Policisë së Shtetit ka kërkuar që gjatë të dielës punonjësit e policise të ndahen në patrulla këmbësore dhe së bashku me punonjësit e forcave të ndërhyrjes së shpejtë të mos lejojnë grumbullime apo thyerje karantine nga qytetarët.

Po kështu, ai ka urdhëruar vartësit, që nga e hëna të kenë një të inpenjohen më shumë,  pasi do të hyjnë në fuqi edhe masat lehtësuese për COVID-19.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *