Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Është kthyer në barcoletë”, Artan Lame prezanton drejtorin e radhës të Kadastrës në Vlorë: Po paguhen kusuret e 30 viteve (Zotimi i drejtorit të ri)

Kreu i Agjensisë së Kadastrës Artan Lame ka qenë sot në Vlorë ku veç drejtorit të ri, Kadastra e këtij qyteti do të ketë reformë edhe në punonjës. Lame deklaroi se është bërë skema e largimeve dhe ftoi të rinjtë të aplikojnë për punë.

Drejtuesi i Kadastrës u shpreh se është besimplotë se drejtori i ri do të rezistojë në krye të detyrës por nuk pranoi të fliste mbi arsyet e largimeve të mëparshme. ‘Kadastra  e Vlorës është kthyer në barcoletë – tha Lame – por tashmë gjërat kanë ndryshuar’.

“Për fat të keq Vlora po paguan kusuret e 30 viteve në papërgjegjshmërinë e pronave. Askush si në Vlorë kanë qenë probleme procesesh gjyqësore nga 5 e 10 vite. Kanë qenë vendimet e prokurorisë për zbulimin e grabitjes së pronës shtetërore e private. Kanë qenë konflikte civile që kanë mbushur kronikat e zeza të mediave. Vlora nuk është vetëm bregdet por ka shumë zona të mëdha bujqësore dhe blegtoriale. Procesi i legalizmit nuk ka hequr keq. Janë kryer mbi 10 mijë dhe drejtorit të ri do i dalë detyra për të përshpejtuar këtë proces.

Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishmet në Kadastrën Shqiptare, ofron shërbime kadastrrale për tre bashki njëherësh me 106 zona Kadastrale, 28 janë ende pa regjistrim fillestar të pronave me 65 mijë pasuri të paluajtshme”, tha Lame.

Ardi Binaj do të jetë drejtori i r ii Kadastrës së Vlorës i cili ka deklaruar gjatë detyrës së tij do të flasin faktet në të ardhmen.

“Quhem Andi Binaj, lindur dhe banues në qytetin e Vlorës. Kam arsim të lartë në drejtësi. Kam punuar në sektorin e marrëdhënieve me publikun. Duke parë gjendjen e Kadastrës Vlorë, dua ta përmbledh me një fjali: Le të flasin faktet, jo fjalimet”, tha Binaj.

Kadastra e Vlorës është shndërruar prej kohësh në një institucion që nuk po i gjendet i zoti, pasi vijon të prodhojë lajme për çështje javësh në ndryshimin e emrave që e drejtojnë. Vetëm pas 15 ditësh në detyrë, është dorëhequr drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës, Jurgen Pilkati i cili u emërua në këtë detyrë në datën 2 qershor.

Drejtori i radhës qëndroi në detyrë vetëm 15 ditë ndërsa nuk janë bërë të ditura arsyet e largimit. Pilkati, u komandua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Viola Himës, e cila qëndroi si kryeregjistrues vetëm 4 ditë. Edhe pse qëndroi më gjatë se Hima, ai nuk ka firmosur asnjë dokument si kreu i Kadastrës. Himaj ishte drejtori e radhës e këtij institucioni që kishte marrë përsipër të rregullonte konfliktin e pronave në këtë zonë, të cilat dyshohet se janë shkak për largimet dhe dorëheqjet e njëpasnjëshme.

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Jurgen Pilkati larguar pas 15 ditësh në detyrë pa firmosur asnjë dokument, Viola Hima, jep dorëheqjen. Bilbil Aliaj (shkurt 2020-maj 2020) Taulant Canameti (Nentor 2019-shkurt 2020) Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj) Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë) Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj) Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj) Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj) Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj). Pas gjithë kësaj, shteti bën rolin e telshikuesit. Kur do të përfundojë telenovela?

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *