Mjeku Petrit Vargu ka folur ditën e sotme në një intervistë për Fax News për mbërritjen e 10 mijë dozave të para të vaksinës ruse Sputnik V në Shqipëri.
Ai e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë moment duke u shprehur se duhet të shihen të gjitha mundësitë në mënyrë që të ketë sasi të nevojshme vaksinash për të gjithë popullsinë.
Mjeku Vargu gjithashtu ka kritikuar procesin e vaksinimit të qeverisë shqiptare që sipas tij është shumë i ngadaltë. Ai gjithashtu theksoi se qeveria shqiptare nuk duhet të krahasohet me Kosovën, e cila nuk ka pasur qeveri deri më tani prandaj dhe është vonuar ardhja e vaskinave.
Intervista:
10 mije dozat Sputnik V?
Vargu: Tregon që zoti Rama është pjekur këto 3 muajt e fundit si kryeministër. Ka bërë një hap të dobishëm para popullit. Ne në Shqipëri kemi disa medikamente ruse. Unë mendoj se duhet të bëhet më e mira për shëndetin e popullit. Ishalla na vijën vaksina ruse edhe nga vende të tjera, në mënyrë që shqiptarët të vaksinohen dhe të shpëtojnë. Është hap i rëndësishëm. Unë mendoj që sot ashtu si në ekonomi, kemi një fqrë globalizmi edhe në shëndetësi. Neve kemi thënë që këtu është nëj variant “bjeri ti bim”. Ne nuk kemi kontrata. Ne bëjmë politike pa realitet. Ne krahasohemi me Kosovën, ndërsa Kosova nuk ka pasur ku të trokasë sepse nuk ka pasur qeveri. Kam përshtypjen se ata do të na e kalojën tani që do zgjedhin qeverinë. Ne nuk e njohim këtë virus. Grupi i ngritur në Angli po eksperimenton çamçakëz me vaksinën. Pasi është një pandemi që nuk e njohim. Duhet të dimë se çfarë do të bëjmë edhe pas një viti.
Plani i vaksinimit?
Vargu: Problemi është i tillë që Izraeli ishte i suksesshëm sepse trokitën , morën informacionin kush ishte më para. E para ky është një virus që përhapet shpejt dhe merr mutacion shpejt. Ne themi që vaksina e sotme i mbulon mutacionet aktuale, por ne nuk e dimë se çfarë mutacionesh të tjera na dalin. Ky vaksinim ka dy karakteristika, e para është shumë e shkurtër në kohë dhe e dyta është shumë e gjerë. Duke ruajtur këto dy karakteristika, atëherë ne do të jemi efiçent në vaksinimin e popullsisë. Po shko në Izrael , dhe bëj një kontratë me Izraelin. Bëj një kontratë me 500 mije doza te tjera sesa bën fushatë.
Numri i personave të vaksinuar për 24 orë i vogël?
Vargu: Të garantoj që nuk e ka ditur asnjë se do të vinin dozat Sputnik V. Këtu ka një mungesë lajmësh të theksuar. Kur t’i e kë lënë në dorë të rastësisë. Ata përpiqen sepse nuk janë anti-njerëzor dhe kanë hallin e fushatës. Ushtri dhe mjekësi ka angazhuar Iszraeli. Kurse këto me 3000 mijë vaksina dhe vonohen.
(E.H/Faxweb.al)