Ish-drejtuesi i Institutit të kriminalistikes në vendin tonë, aktualisht drejtues i një laboratori kriminalistik privat në vendin tonë, shpreh bindjen absolute se ish-polici Martin Arëza me provat që i janë vënë në dispozicion nga ana e familjarëve të Arëzës dhe avokatët, prova këto të marra në mënyrë ligjore, përjashton nga ngjarja ish-policin.
Në një prononcim për “Arbitrazh” Xhevahir Çeloaliaj shprehet: Unë kam pasur mundësi ta ushtroj këtë profesion deri në drejtues i institutit duke i analizuar me detaj ato, pasi për këtë kemi mbaruar shkollën dhe kemi punuar gjithë jetën. Ne jemi ekspertë të fushës kriminalistike, që merremi me të gjitha provat kriminalistike që gjenden në vendin e ngjarjes por dhe që përdoren nga autorët.
Aktualisht kryejmë ekzaminimin e ADN-së, ekzaminimet kimike, ekzaminimet digjitale. Kam kryer të gjitha specializimet e nevojshme dhe jemi të certifikuar në bazë të ligjit. Krenaria jonë janë ekzaminimi i ADN-ve dhe të gjitha analizat e fundit që implementohen në të gjithë laboratorët kriminalistike të Bashkimit Evropian, kryhen në laboratorin tonë, kemi pajisjet , kitet dhe reagonte. Ekzaminimi digjital kompjuterik, që i shërben organeve të procedimet dhe individëve që kanë nevojë.
Jemi të certifikuar dhe kemi marrë miratimin e Ministrisë së Drejtësisë. Jemi prezentë në çdo gjykatë. Për Martinin kemi bërë dy ekspertiza, e para ishte ekzaminimi i personave që ishin në filmim për të përcaktuar identitetet. Për shkak se imazhet e fotove ishin të dobëta dhe të vështira për të bërë identifikimin, ndaj ne përdorëm përmasimin e imazheve, pasi e theksoj ishin të dobëta si foto. Në këto kushte për të qenë të sigurt në daljen e një konkluzioni, për t’i ardhur në ndihmë hetimit për të mos gabuar në përcaktimin e identitetit të personave ne bëmë matjen kompjuterike të personave që kishin marrë pjesë në grabitje.
Programi që ne kemi është program që përdoret në të gjitha vendet, ka dy vite që punojmë me të. Regjistrimet në vend ngjarje ishin me kamera infra red. Në aktin e parë kemi përcaktuar edhe njërin nga personat që ka marrë pjesë në grabitje dhe tashmë është dënuar. E them këtë se nuk kemi gabuar në asnjë moment në konkluzionet tona, pasi e përsëris programi që ne kemi dhe specializimet që kemi kryer na bëjnë të mundur përcaktimin e saktë.
Në rastin e dytë të ekzaminimit bëmë përcaktimin e gjatësisë. Rezultati ishte kokëfortë ne jemi pa veshë e pa sy. Përcaktimi kompjuterik është se Martin Arëza nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, kjo bazuar edhe në gjetësin që na ka dhënë edhe drejtoria e burgut të Drenovës, pasi aty matja është bërë nga një grup specialistësh të fushës.
Ne kemi nxjerr gjetësin, faktet janë fakte dhe rezultatet janë rezultate dhe unë them që gjatë procesit penal duhet të merret parasysh, pasi ajo që rezulton e saktë është gjatësia e personit nuk përputhet me të dhënat që ne kemi nxjerr. Le të kryhen në çdo laborator tjetër edhe jashtë vendit si analizë pasi jam i bindur në përcaktimin me saktësi të analizës.