Martin Arza, ish-punonjësi i policisë, pretendon se ai nuk ka lidhje me grabitjen që ka ndodhur më 11 janar 2021 në qytetin e Korçës, ku pre e grabitjes e më pas të dhunimit ka rënë kambisti Shefqet Muça. Në një lidhje telefonike që Arëza ka kontaktuar me emisionin “Arbitrazh” deklaron se nuk ka marrë pjesë në grabitjen e kambistit.
“Nuk kam qenë asnjëherë në atë vend. Por jam dënuar me pa të drejtë me dokumente të falsifikuara nga ish-prokurori i çështjes që ka hetuar grabitjen e kambistit dhe OPGJ. Në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla gjaku e prokuroria nuk i ka dërguar për të kryer ADN-në për të vërtetuar se kush ka marrë pjesë në grabitjen e kambistit.
Po kështu kam dërguar prova shkencore, nga ekspertë të pavarur që hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes dhe ku deklarojnë se nga përllogaritjet ekzakte të kryera dhe provat që disponojnë nuk kam qenë unë. Le të dalë dikush t’i hedhë poshtë këto prova, të dalë prokuroria. Por në asnjë moment nuk janë dëgjuar pretendimet e mia. Ndaj unë kërkoj të vijë një grup inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë, i Inspektoratit të Drejtësisë të shikojë dosjen time e të shikojë falsifikimet që janë kryer dhe shkeljet që janë bërë.“
Martin Arza është i dënuar me vendim të formës prerë nga ana e Gjykatës së Apelit Korçë, për veprën penale të “grabitjes dhe me dhunë”. Ai ka përfituar nga ulja e dënimit e një të tretës, pasi ka kërkuar gjykim të shkurtuar, duke mos pranuar akuzën, por të gjykohet pikërisht me ato prova që ai dhe prokurori kishin paraqitur. Por provat e tij, sipas Arzës “ nuk janë marrë parasysh në asnjë moment apo rrethanë, pendarishtë se janë dorëzuar në bazë të ligjit”.
“Unë jam Martin Arëza dhe telefonoj nga IJVP Drenovë. Me datën 11.01.2021 ka ndodhur një krim me dhunë dhe mua më kanë implikuar atje. Prokuroria më saktë me prova të montuara dhe indicje. S’kam qenë në atë vendngjarje.”
Arbitrazh- Për çfarë akuzoheni?
Martin Arza: Unë përballem për vjedhje me dhunë në bashkëpunim. Jam gjykuar me 10 vite burg me gjykim të formës së prerë dhe me uljen e dënimit me një të tretën, 6.8 vite burg. Momentalisht çështja është ndodhet në gjykatë të lartë (në gjykim). Provat janë të montuara nga prokuroria, konkretisht nga prokurori Edmond Zhytka dhe nga një OPGJ Pëparim Blacëri dhe për këtë jam i bindur 100 %.
Që ditën e parë që më kanë arrestuar u kam thënë se unë nuk jam pjesë e asaj vendi ngjarje. Dhe më vonë e kam vërtetuar këtë me anë të analizave ligjore me ekspertë. Kanë matur personat përmes pamjeve filmike dhe një person ka dalë 1.68 cm, një tjetër ka dalë 1.72 cm. Kam bërë matjet këtu ( në burg) dhe me ekpertë dhe praninë të doktorit dhe në prezencë të një komisioni në IJVP Drenovë dhe kam dalë 1.93 cm.
Unë jam 1,93 cm dhe me personat atje, dallimi është 1,68 cm, të tjerët 1,72 cm. Ne në shkallën e parë nuk e dinim që ekziston kjo si një provë dhe që këto matje bëheshin në Shqipëri. Ne e dinim që këto prova nuk ishin vetëm në Itali dhe Gjermani dhe nuk kishim mundësitë financiare që t’i merrnim atje. Më pas e morëm vesh që bëheshin edhe në Shqipëri. Iu drejtuam ekspertit dhe bëri matjet. Ka dhënë mendimin e i tij si ekspert.
Ne e dorëzuam në Gjykatën e Apelit, por gjykata e Apelit nuk na mori për bazë. Sepse është domino këta mbrojnë efektin e tyre. Gjykata e Apelit mbron gjykatën e parë, gjykata e parë mbron prokurorin e kështu me radhë. Mua më dënuan për vjedhje me dhunë, një vepër për mendimin tim dhe nuk është marrë ADN-ja dhe unë kam kërkuar me insistim të merren dhe analiza të gjakut. Pasi janë gjetur njolla gjaku dhe ADN në vendngjarje dhe nuk më është marrë.
Kam bërë kërkesë edhe avokatëve në prokurori që të më japin ADN, prokurorja Dheorina Theodhori me një letër bakalli më kthen përgjigje që nuk dua të jap fare ADN, por ADN dhe njolla gjaku janë gjetur në vendin e ngjarjes. Nuk ka qenë e imja, pasi unë nuk kam qenë në atë vendngjarje. Bazat shkencore janë dy, njëra është dy analizat që janë bërë për gjatësinë dhe tjetra është prova është e ADN-së. Në qoftë se bëhet ADN-ja del fare qartë se unë nuk kam qenë në atë që vendngjarje. Pretendohet nga ana e prokurorisë se unë kam qenë shofer në një automjet atje.
Të rrish 10 minuta në një automjet lë ADN, për më tepër të rrish dy orë e ca sa pretendon prokuroria. Nuk është marrë asnjë provë që të bëhet një proces i rregullt dhe i barabartë ligjor. Dua të ngrihet një grup punë nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë dhe nga Ministria e Drejtësive të hapë dosjen që shikon dokumentacionin që shikon provat dhe hapet të riçelet të bëhet një proces gjyqësor i rregullt i barabartë, jo me prova që montonte ish prokurori i korruptuar, Edmond Zhytko. ADN-ja ime nuk është fare, deklaratat janë kontradiktore, në vendimin që ka të falsifikuara nga ana e OPGJ dhe nga ana e prokurorit, sa të jetë më shumë atje ku të gjitha, një vendim që kam rënë viktimë, që të tjera kanë thënë ditën e ngjarjeve dhe pastaj kur janë ripyetur me datën 28.03.2021 një muaj pasi unë jam arrestuar, që nuk ka ndodhur kurrë kjo që pyetet një person një muaj pasi është arrestuar autori dhe të thotë ky është.
Pasi më arreston mua e pyeten aty. Të gjitha pyetjet merren për bazë të bëra ditën e ngjarjes. Hetimet janë bërë në mënyrë skandaloze. Unë kërkoj ndihmë, e para punës të jepet dhe të bëhet krahasimi i ADN-së nga prokuroria e qytetit të Korçës.
Unë i kam dërguar edhe një herë prokurores Dheorina Theodhori që nuk e ka prokurorin privat po paguhet nga taksat e qeverisë dhe të më lejojë mua të bëhet krahasimi i ADN-së sepse të mos më dërgojë mua bakalli, po të mbështet në kodin e procedurave penale dhe kodin penal. E dyta kërkon një inspektim nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, zotit Artur Metani dhe një inspektim nga e Ministrisë së Drejtësisë që duket se janë bërë hetimet e drejta në këtë çështje dhe të kthehet për rigjykim në shkallë të parë.
E di që ka shkel shkalla e lartë dhe aty mundet të zgjasë tre vjet që të vijë rasti për gjykim. Po pas tre vitesh unë kam mbaruar burgun, nuk kam asnjë interes më që ta ndjek atë çështje. Unë jam gjykatës kartë, ka vajtur edhe rekursi, jam informuar, ka rënë edhe relatori gjykatës Mehdi Bici, po aty kah ngjarjes nuk mund të them unë pse nuk gjykohet rasti im dhe të lihen rastet e tjera sepse ato janë ngarkuar.