Ka dështuar për të dytën herë në Gjykatën e Posacme të apelit procesi ndaj Arbër Çekajt, i akuzuar për 613 kg kokainë të gjetura në Portin e Durrësit. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme u bë mungesa e e avokatit mbrojtës të Donaldo Lushaj, Artan Jaha.
Seanca monitorohej nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane. Arbër Çkeaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku u dËnuan nga shkalla e parë 36.8 vite burg. Vendimi i shkallës se parë u apelua nga mbrojtja të cilët kërkojnë pafajësi për tre të pandehurit.
Seanca e radhës tashmë është lënë për në datën 7 Dhjetor.
Gjatë gjithë seancave gjyqësore, Çekaj e ka mohuar përfshirjen në trafikun e narkotikëve, duke thënë se nëse do ta kishte bërë diçka të tillë, atëherë nuk kishte pse qendronte në Gjermani, ku dhe u vu në pranga, por do të ishte arrastisur në vendet e Amerikës Latinë.
Sipas Çekajt ai ka punuar me orë të tëra për të ngritur biznesit e tij, dhe se dënimi i tij u bë për të shpëtuar pritësit e vërtetë të kokainës, që për biznesmenin kanë lidhje edhe me segmente të caktuara të shtetit dhe të politikës në vendin tonë. (E.K/Faxweb.al)