Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ndryshimet e PS-së/ Ahmetaj: Nuk besoj se i intereson njeriu në Republikën e Shqipërisë se ku kandidoj unë për deputet!

Ditën e djeshme Partia Socialiste zhvilloi një mbledhje me grupin Parlamentar në Elbasan, ku u ndër të tjera kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim dhe kërkonte mandatin e tretë për kryeministër.

Ndërkohë që po ashtu u bënë edhe disa ndryshime në drejtimin e strukturave të PS-së në qarqe. I pyetur në Fax News, në lidhje me këto ndryshime dhe se ku do të kandidojë për deputet, ministri Arben Ahmetaj tha se nuk beson se i intereson njeriu se ku do të kandidojë ai.

Sipas tij e rëndësishme për PS-në është vullneti dëshira, qartësia dhe objektivi për një mandat të tretë.

“Nuk besoj se i intereson njeriu në Republikën e Shqipërisë se ku do të kandidoj unë për deputet. Nuk është se ky ndonjë lajm që do ta presë dikush me kërshëri se ku do të kandidojë Arben Ahmetaj… Ajo që është e rëndësishme është vullneti dëshira, qartësia dhe objektivi për një mandat të tretë. Ne shprehëm dje se pse e duam dhe pse meritojmë një mandat të tretë. Dhe një reflektim në raport me qytetarët, do duhet të bëjmë shumë më shumë që ta meritojmë atë besim që na kanë dhënë dhe atë besim që kërkojmë të marrim sërish nga këta në 2021.”- tha Ahmetaj.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *