Arben Qyrani është personi që hodhi sháshka në tubimin e AMT ndërsa blutë e kryeqytetit kanë bërë identifikimin dhe ndalimin e tij, ndërkohë që njoftuan se 49-vjeçari me veprimet e tij ka plágosur 2 persona.
Faxweb.al publikoi videon ekskluzive të tij dhe debatit që bëri me disa persona pas veprimit, ndërkohë që burime kanë nisur edhe një dokument që provon se ai është person me próbleme mendóre.
Sipas bluve të kryeqytetit, si pasojë e veprimit të tij, pati 2 shtetase të lénduara, nga lénda plásëse, të cilat janë jashtë rrézikut për jétën. ‘Pasi hodhi léndët pirotéknike mes tùrmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Pólicia, ai doli nga tùrma’, njófton pólicia.
Sipas kësaj të fundit, Qyrani është i próceduar edhe më herët për “Tùbim të páligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.
Në një kohë kur artistët dhe aktivistët po mbanin fjalime gjatë protestës së oragniuzar ditën e sotme tek sheshi, pas shembjes së Teatrit Kombëtar, u dëgjua shpërthimi i dy shashkave.
Shpërthimi krijoi panik te protestuesit, ndërkohë që një gazetare mbeti e plagosur dhe një qytetar po ashtu u pa në rradhët e protestuesve i gjakosur. Fax News ka siguruar videon exlusive të personit që dyshohet se hodhi shashkat në shesh, ndërkohë që dëgjohet të kërkojë që mos të fimohet duke shpërthyer në sharje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)