Pandemia COVID-19 bllokoi zgjedhjet brenda Partisë Socialiste. Në një intervistë për Fax News, Sekretari organizativ dhe i koordinimit elektoral në selinë rozë, Arben Pellumbi tregon se zgjedhjet mund të shtyhen në muajin gusht.
Në kryesinë e re, Pëllumbi nuk përjashton edhe përfshirjen e emrave kritikë brenda partisë, si Ditmir Bushati apo Vangjush Dako.
“Mund të jenë pjesë e kryesisë varet nga asambleja, ky ëhstë një proces votimi, i hapur. Nëse nga ai votim do të dalin edhe emra të kolegëve dhe shokëve tanë që ju përmendët sigurisht që do të jenë pjesë e saj.”- tha Pëllumbi.
Partia Socialiste pret që me fillimin e sesionit të ri parlamentar, të nisë edhe procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.
Në zgjedhjet lokale të 2019-ës, disa kryetarë bashkie të Partisë Socialiste ngelën në rrjetën e dekriminalizimit. Ndaj Arben Pëllumbi e shikon të pamundur kontrollin e të shkuarës së cdo kandidati nga partia.