Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Inxhinieri Meçe: Çfarë do të ndodhte, nëse epiqendra e tërmetit do të ishte në Tiranë

I ftuar në programin “Historia ime” në Klan, ka qenë inxhinieri i njohur Arben Meçe, i cili ka treguar për problematikat e ndërtimeve që u evidentuan pas tërmetit. Sipas tij, vala kryesore kaloi dhe nuk flasim më për presion psikologjik.

Ne sot pas tërmetit, nuk flasim më për presion psikologjik sepse ne, mediat së bashku me një tufë aktorësh që ishin në terren, kemi arritur t’i transmetojmë qytetarit se tërmeti është një gjë e zakonshme, ne do jetojmë me tërmetin, do mësohemi me tërmetin, vala kryesore kaloi. Në këtë plan, njerëzit po e marrin më qetë tërmetin, kjo është gjë pozitive shumë”.

Inxhinieri Meçe tregon se nëse epiqendra do të ishte në Tiranë, pasojat do ishin po aq të mëdha.

Sipas tij në Tiranë ka patur frikë, por nuk ka patur tërmet.

Ai shton se teza që Durrësi ka ndërtuar keq apo se ishte mbi kënetë nuk qëndron.

Nëse njerëzit e duan jetën e tyre, duhet të futen në një proces shumë serioz.

Të jeni të sigurt që dhe në Tiranë ka një shkallë dëmtimi të kësaj natyre, por në Tiranë nuk ka pasur tërmet.

Në Tiranë ka patur frikë, por nuk ka patur tërmet. 

Sepse në qoftë se se në Tiranë do binte tërmeti, pasojat e Durrësit do ishin po aq të mëdhaja në Tiranë sepse nuk është se Durrësi ka ndërtuar keq. 

Pra nuk qëndron teza, se meqënëse Durrësi është në zonë ranore apo kënetore e mori goditjen. 

Po, i vajti tërmeti për këtë arsye, por nuk u dëmtua Durrësi se ishte mbi kënetë, por se kishte goditjen e rëndë. 

Nëse ajo goditje e rëndë do vinte në Tiranë, do shikoje sesi ato katet e para do ishin problematike për Tiranën”. 

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *