Ka përfunduar numërimi i votave në Universitetin e Mjekësisë, ku Prof. Dr Arben Gjata është rizgjedhur rektor, për mandatin e tij të pestë radhazi. Gjata është zgjedhur fitues me 1146 vota pro dhe 180 kundër.
Gjata ka fituar zgjedhjet, pa asnjë kandidatë përballë, ndërkohë që zgjedhjet që u mbajtën dje janë shoqëruar me polemika të shumta, nga ana e studentëve por edhe vetë stafeve pedagogjike, për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19.
Në të gjithë vendin janë zgjedhur 13 rektorë: Andrea Maliqari, rektor në Universitetin Politeknik; Fatbardh Sallaku, rektor në Universitetin Bujqësor; Skënder Topi, rektor në Aleksandër Xhuvani; Arben Gjata, rektor i Universitetin e Mjekësisë; Artan Hoxha në Universitetin e Tiranës.
Dhimitër Bello, rektor i Universitetit të Korçës; Roland Zisi, rektor në Universitetin e Vlorës; Kseanela Sotiofski, rektore në Universitetin e Durrësit; Suzana Golemi, rektore në Universitetin e Shkodrës; Bektash Mema, rektor i Universitetit të Gjirokastrës.