Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë, Ahmetaj: Gati për ndërtimin e 522 banesave në Laç

Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e 552 banesave për familjet që u prekën nga dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ku në një lidhje online me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum thotë se përveç banesave do të rindërtohet edhe sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjeçare.

“Me Ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç.

Hapi i radhës, është fillimi i punës në një tjetër kantier të madh të Rindërtimit brenda hapësirës së dëmtuar nga tërmeti dhe një ndër projektet e parë të ndërtimit të zonave të reja për zhvillim.

Përtej 522 njësive të banimit, brenda hapësirës prej 72,000m2 të ndërtimit do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor si dhe hapësira të gjelbëruara. Sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjecare Gjon Gjonaj, janë gjithashtu pjesë e integruar e tij.

Projekti është dizenjuar me standardet më të larta dhe sigurisë dhe cilësisë dhe do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe social-ekonomik për Laçin.”- shkruan Ahmetaj.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close