Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Të sugjeroj shko pi një kafe”, pyetjet e gazetarit që vunë në siklet Ahmetajn për inceneratorët, ministri në tension mbetet pa përgjigje: Pse ia dhatë paratë Stelës!?

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka mohuar që të ketë qenë në konflikt interesi me Mirel Mërtirin, i cilësuar si personi që qëndron pas inceneratorit të Elbasanit. Bashkëshortja e këtij të fundit Stela Gugalli përfitoi kontratën e inceneratorit të Elbasanit.

Gjatë emisionit “Opinion” Ahmetaj është zënë ngusht nga një sërë pyetjesh nga gazetari Mentor Kikia dhe ministri nuk kishte një përgjigje institucionale në lidhje me pyetjet e drejtpërdrejta, por devijonte bisedën.

Ahmetaj u pyet se përderisa inceneratori i Elbasanit është ndërtuar me paratë e shtetit, pse qeveria ja dha lekët Stela Gugallit për ta ndërtuar kur mund ta bënte vetë, pyetje e cila nuk mori një përgjigje të arsyeshme nga ministri.

Kikia: Me çfarë biznesesh merret Stela Gugalli që mori kontratën e koncesionit të Elbasanit?  Ahmetaj: Të sugjeroj miqësisht që të pish një kafe nëse pranon, ta pyesësh që të të japë informacion!

Kikia: Jo unë pyes ministrin e qeverisë time që i besoi këtë kontratë!
Ahmetaj: Jo i dashur ministri nuk është gjendje civile!

Kikia: Me çfarë biznesesh merret bashkëshorti i Stela Gugallit që mori kontratën?
Ahmetaj: Futu në QKB!

Kikia: Qeveria i ka dhënë kontratë koncesionari një sipërmarrësi pa patur asnjë eksperiencë në fushën ku mori kontratën?!

Ahmetaj: Nuk është e vërtetë!
Kikia: Kishte inceneratorë më parë Stela Gugalli para se të merrte kontratën e Elbasanit.

Ahmetaj: Në Shqipëri nuk kishte inceneratorë.
Kikia: Pra nuk kishte ku ta merrte këtë eksperiencë?
Kikia: Inceneratori Elbasanit është vepër publike i ndërtuar me paratë e shtetit/!

Ahmetaj: Është pronë publike në krye të 7 viteve i dorëzohet shtetit shqiptar dhe e merr bashkia Elbasanit. Në 2016 janë dorëzuar 5.57 milionë euro pa TVSH. Ndërkohë që impianti bën 21 milionë euro. Është investim publik.

Kikia: Përderisa inceneratori është ndërtuar me paratë e shtetit të dhëna që nga faza e parë, pse shteti nuk e ndërtoi vetë po ja dha paratë Stelës dhe Stela me paratë e shtetit të ndërtojë incenerarorin?!

Ahmetaj: Mos përdorni këtë gjuhë! I dha 20 Stelës!
Kikia: Shteti qeveria ja transferoi këtij entiteti pse nuk e bëri vetë?
Ahmetaj: Një është emergjenca!
Kikia: Do e bënte më shpejt një grua, këtë e bën shteti vetë!

(M.Q/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *