Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Gjatë gërmimeve në Kurbin janë gjetur predha”, Ahmetaj i përgjigjet opozitës për propagandën me rindërtimin: Ato janë gënjeshtarë dhe të pacipë

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj gjatë një interviste për Fax News i është përgjigjur edhe akuzave të PD-së në lidhje me punën e rindërtimi, ku sipas opozitës ende nuk ka nisur dhe se po bëhet një mashtrim propagandistik.

Duke u ndalur në Kurbin, ku u inspektuan punimet për fillimin e punimeve, për të cilat PD tha se nuk ka aktualisht asnjë kantier ndërtimi, Ahmetaj u shpreh se për procesin e rindërtimit kërkon që ti rrijë larg politizimit.

Madje më tej ministri shtoi se po të shkojnë tani në moment do të shikojnë që aty punohet, madje zbuloi edhe një detaj ku tha se gjatë punimeve janë gjetur predha.

“Unë jam shumë i kujdesshëm ku flas për rindërtimin dhe i rri larg politizimit të procesit. Besoj se ato tentojnë të përdorin instrumenta të vjetra të dala boje deh të pavlefshme në një proces kaq emocional dhe të rëndësishëm. Kompania turke sot është në terren dhe po hap gropat. E vërteta është se unë dy herë kam nxjerrë punimet aty. Dhe po të shkojmë tani do ta shikoni se aty po punohet. Do të ndërtohen 524 apartamente dhe është një investim serioz. Aty ka punëtor aty ka mjete. Madje nëse doni të dini një detaje gjatë gërmimeve kanë dalë disa predha dhe u detyruam që të çonim genion të pastronte zonën, predha të vjetra. Të gjitha këto kur shikon një proces që po ecën normalisht që njerëzit e prekin të shkosh të hedhësh baltë unë nuk merrem me këtë pjesë. Ky është një proces shpirtëror.”- tha Ahmetaj.

Po ashtu teksa u pyet për deklaratën e Lindita Metaliajt e cila tha se në Lezhë nuk po rindërtohet shkolla, Ahmetaj tha se ajo është një gënjeshtare e rëndomtë dhe e ftojë që të shkojnë së bashku dhe ta shikojnë që ti dali gënjeshtra.

“Ajo është gënjeshtare e rëndomtë, ftojë te vijë me mua të vijë ti dali gënjeshtra, në shkolla që janë duke u rindërtuar. Ftojë në takim me mua me komisionin që ti konfirmojë komisioni zyrtarisht listën e shkollave. Por është e detyruar të gënjejë pasi atë punë ka, as nuk e kam dëgjuar fare. Jam shumë i sinqertë. Dalin në mënyrë vulgare dhe të pacipë duan të hedhin baltë në një proces që është shembullor.”- tha Ahmetaj.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *