Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Arbana Xharra i kthehet sherrit me Berishën: Më quajtët ndrikull, gëzuar humbjen dhe merreni me relaks

Ish-gazetarja kosovare Arbana Xharra, i rikthehet debatit me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërkohë që KQZ sjell rezultatet e numërimit të votave hap pas hapi, Xharra i shkruan Berishës “Gëzuar humbjen”.

Xharra i refereohet rezultateve të deritanishme, ku PS merr 72 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 4 dhe PSD 1.

“Baca Sali – se kështu ju drejtohemi më të moshuarve ne këndej Drinit – më quajtët ndrikull, kur ju kritikova se i keni bërë Shqipërisë dhe Kosovës shumë dëme me ato mbi 20 vjet qeverisje.

Nëna e Zeqos më quajtët nëse më kujtohet. Dhe madje edhe latinishten e sallave të operacioneve e përdoret me plot patos: Ignjorantia non est argumentum. E sigurt padija nuk është argument. Por kujt i mungonte ajo?

Ju s’patët as dije e as arsye e as forcë për të kërkuar falje dhe të lutshi edhe për një shans – jo për ju, por për demokratët. Ose gjithë ata votues demokratë që ua kthyen shpinën e u bënë me nënat e Zeqove e kanë gabim e ju çka dolët profet i vetëshembjes totale?

Po unë ndrikull, kumbare por e frymës së popullit se ai ua tregoi vendin se as nënat e Zeqove nuk iu duan më. 
Gëzuar humbjen dhe merreni me relaks. Bëhet mirë për demokratët dikur.”, shkruan Xharra. (D.D/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *