Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Arbana Xharra i del në mbrojtje Ramës: Le të na “turpërojnë” të gjithë si ai, ka zgjedhur metodën e tij për të qenë në qendër të vëmendjes

Veshja e kryeministrit Edi Rama në samitin e sotëm në Trieste, u komentua sëtepërmi nëpër media, mirëpo ndryshe nga kolegët, gazetarja kosovare Arbana Xharra, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit shqiptar.

Xharra shkruan se më mirë si Rama që ra në sy në Trieste, edhe pse vetëm për shkak te veshjes së tij, sesa si kryeministri i Kosovës Isa Mustafa që nuk u vu re fare.

“A me mire si Rama qe po terheqe vemendje apo si Isa Mustafa qe nuk verehej fare prezenca e tij. Shqiptaret s’kane nevoje te jetojne me ndjenjen e inferioritetit as te kene kompleks popuj te tjere. Jemi evropian po aq sa italianet, francezet e gjermanet. Andaj çlirohuni nga komplekset, hapuni se bota eshte me e madhe se sa ngjarjet perreth nesh!”, shprehet Xharra.

REAGIMI I XHARRËS

Le te na “turperojne” te gjithe si Edi Rama

Ai ka zgjedhur metoden e tij per te qene ne qender te vemendjes, duke mos shkele asnje ligj dhe duke mos i bere asnje te keqe Shqiperise, duke u veshur si te ia do qejfi. Perkundrazi, ai po arrine te jete prezent me dominim ne samite te rendesishme rajonale dhe nderkombetare.

E cka ka te keqe pse paska veshur patika/atlete kesaj here?! Cka eshte kjo shpirtngushesi?! Shqiperise po i rikthehet vemendja duke ndryshuar edhe perceptimin per te. E kush me mire se nje kryeminister qe ze vendin ne balle te dhomes, edhe pse jo me patika te kuqe! Shqiperine duhet ta njohin me shume, e me ndryshe, sesa nje kujtim te nje vendi qe disa dekada ka vuajtur izolimin nga komunizimi.

A me mire si Rama qe po terheqe vemendje apo si Isa Mustafa qe nuk verehej fare prezenca e tij. Shqiptaret s’kane nevoje te jetojne me ndjenjen e inferioritetit as te kene kompleks popuj te tjere. Jemi evropian po aq sa italianet, francezet e gjermanet. Andaj clirohuni nga komplekset, hapuni se bota eshte me e madhe se sa ngjarjet perreth nesh!

Ju kujtohet sesi beri homazhe ne France pas sulmit “Charlie Hedbo”, tre lapsat ne xhep, me ngjyra qe simbolizonin flamurin francez. Arriti te marre vemendjen e mediave me te medha boterore. 
“Lapsat ne marshimin e Frances ishin simboli i fjales se lire dhe bashkimit ne shenje solidarizimi per sulmin në ‘Charlie Hedbo’, ky ishte homazhi me me klas ne Paris”, shkruante gazeta “The Independent (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *