Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Arbana Osmani rrëfen se ka luftuar me ankthin dhe depresionin: Kërkova ndihmë

Aktualisht Arbana Osmani nuk është prezente në ekran, por po shijon kohën me familjen duke qenë se ka vetëm pak kohë që ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë, Diellin. Mirëpo, ajo kujdeset të mos u mungojë ndjekësve duke komunikuar herë pas here me ta në Instagram, përmes pyetje-përgjigjeve.

Mes disa rrëfimeve rreth mëmësisë, jetës dhe karrierës, Arbana tregoi para pak minutash edhe diçka për të cilën nuk ka folur më parë. E pyetur nëse kishte përjetuar ndonjëherë ankth, ajo u përgjigj:

“Oh, po! Ankth, depresion, dëshpërim. Kam kërkuar ndihmë.”

Dikush i ka kërkuar një këshillë që t’i japë forcë për të vazhduar përpara dhe Arbana i ka këshilluar vetëm të kërkojë ndihmë.

Ndërsa për sa i përket kërkesës së një ndjekëseje tjetër, për një libër që ta ndihmojë për të larguar mendjen nga ankthi dhe depresioni, moderatorja ka postuar librin e David D.Burns “Të ndihesh mirë”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *