Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Arbana Osmani u tmerrua”, Evis Mulës nuk i përgjigjet moderatorja, por mikja e saj nuk nguron ta ‘thumbojë’

Këngëtarja Evis Mula ka befasuar me deklaratën për moderatoren Arbana Osmani ditën e djeshme.

E ftuar në emisionin “Wake up” u rikthye pas në kohë, teksa kujtoi kur u përzgjodh si prezantuese e “Top Fest 1”, Evis Mula tregoi edhe për duelin e ‘frikshëm’ me moderatoren.
Madje ajo shkoi më tej kur rrëfeu se Arbana ka gjetur mënyrën për t’i vënë stërkëmbëshin shumë vajzave të talentuara.

“E kam, e kam kunjin me Arbanën dhe më vjen keq sepse kam përshtypjen se ka pasur shumë vajza të talentuara pas meje që ka gjetur mënyrën për t’i vënë një çikë stërkëmbëshin”, tha Evis.

Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e Arbanës, megjithatë moderatorja e njohur ka vendosur të tregohet si gjithmonë mjaft e rezervuar, duke mos i dhënë rëndësi.
Megjithatë për t’i dalë në mbrojtje mikes së saj mendon Xhemi Shehu mikja saj më e mirë.

“Në kërkim të një shoqeje të re”, shkruan Arbana krahas një fotoje me Xhemin, në formë shakaje. “Evisi po të kërkonte”, ia kthen Xhemi duke shkaktuar me siguri mjaft të qeshura tek ata që e ndjekin.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *