Arbana Osmani ditën e djeshme alarmoi fansat në rrjetin social Instagram, përmes një postimi që na bëri të gjithëve të mendojmë se moderatorja i kishte ditët e fundit në Top Channel.
Moderatorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, shkruante se ndihet e lodhur por e lumtur ndërkohë që po kalon ditët e fundit në televizion.
Për të shmangur të gjitha keqkuptimet Arbana ka sqaruar ditwn e sotme se nuk do tw shkoj askund veçse me pushime, ç’ka paralajmëron vetëm mbylljen e sezonit të programacionit të cilin ajo moderon.
Pra qetësohuni, Arbana do të vijojë të jetë në televizionin ku është rritur profesionalisht dhe fizikisht!