Apeli i GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për masë të dytë sigurie për ish deputetin e PS Alqi Bllako, i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.
Njoftimi:
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e prokurorit të posaçëm, ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lëndë të masës së sigurimit, u shpall vendimi për çështjen nr. 35, datë 15.11.2022 regjistrimi,ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:
– Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. A.B. të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të “Arrestit të burg”.
Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish deputetit Aqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrës’, kryer në bashkëpunim, Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’ Burime për Fax News bëjnë me dije se pas sekuestrimit të kompjuterit të ish deputetit pas marrjes së tij si i pandehur, janë gjendur prova që e implikojnë atë në korrupsion të zyrtarëve të lartë.
Sipas SPAK Alqi Bllako ka shkëmbyer e-maile nga adresa e tij private me administratorin e kompanisë “Alb tek energy”, Klodian Zoton duke e informuar këtë të fundit mbi procedurën e dhënies me koncension të Inceneratorit të Elbasanit.
Referuar dosjes ai i përcillte Zotos, e-mailet e zyrtarëve të ministrisë së mjedisit mbi proceduratë që duhet të ndiqte për të fituar të drejtën e ndërtimit të Inceneratorit të Elbasanit.