Gjykata e Apelit Durrës ka lënë në burg dy autorët e vrasjes së Florian Lamces, Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin, të cilët ishin me viktimën me 30 Korrik kur i morën jetën. Ata kishin kërkuar për arrest shtëpie, por kërkesa e tyre nuk është aprovuar. Të dy autorët ishin në gjendje të déhur dhe kónfliktuan me Florianin me sende të fórta duke i shkaktuar plágë të rénda që i morën jetën.
Nga ekspertiza, Sanxhaktari rezulton i dehur në masën 0.7 gl/l. ndërkohë që gjatë sherrit, e kanë zhveshur dhe e kanë goditur me këmbë karrige në kokë Florian duke i shkaktuar çarje të kafkës si dhe një çarje e aortës në parakrahun e majtë.
Në dëshminë e tij, Sanxhaktari shprehet se nuk e mban mend as se pse e ka qëlluar Lamçen, dhe as se pse viktima i është përgjigjur, ndërsa shton se bashkë me ta në tavolinë ka qenë dhe Ardiano Hajdari.
“Jam i shokuar, me të kemi qenë shumë shokë. Kemi frekuentuar disa lokale natën vonë, dhe kemi konsumuar shumë alkool. Nuk e kujtoj as se pse më qëlloi dhe as pse e qëllova. As tani nuk e besoj atë që ka ndodhur. Në takim bashkë me ne ka qenë Ardiano Hajdari”, është shprehur Sanxhakatari.
Mësohet se në momentin kur është dërguar nga spitali për në komisariat, Sanxhaktari ka qenë i pavetëidjshëm, dhe dyshimet e grupit hetimor janë që ai ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Sanxhaktari është dhëndri i ish kryebashkiakut Qazim Sejdini, ndërkohë që viktima Florian Lamçe, dyshohet si një vrasës me pagesë.