AktualitetKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Apeli merr vendimin për të arrestuarit e protestës së opozitës, lë në burg Protoduarin dhe Doçin

Gjykata e Apelit ka vendosur që të lërë në burg Dorian Protorduarin dhe Mariglen Doçin, të cilët u arrestuan pas protestave të opozitës së bashkuar. Pavarësisht pretendimeve të palëve mbrojtëse, Gjykata nuk i ka marrë parasysh kërkesat për lirimin e tyre.

Pas kësaj séance familjarët janë shprehur të zhgënjyer me vendimin, ndërsa ish-deputeti demokrat Klrvis Balliu tha se asnjë prej personave që janë lënë në burg nuk ka ushtruar akte dhune.

Babai i studentit Mariglen Doçi u shpreh se me këtë vendim Shqipëria po iu rikthehet vendimeve si në kohën e komunizmit.

Nga ana tjetër gjykata ka lënë masën e arrestit të shtëpisë për shtetasit e mëposhtëm:

Pal Daija

Gazmir Bekshiu

Aldi Spaho

Ermir Bruka

Emiljano Mustafa

Po ashtu në Gjykatë është dhënë masa e sigurisë ‘’Detyrim paraqitjeje” për:

Klajdi Poci

Denaldo Buzi

Eduart Buzi

Florjan Zeneli

Jeton Saphiu

Ali Bruci

Kenin Kastrati

Flamur Rraja

Edison Tahiri

Elidian Buzi

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *