Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Edhe ne kemi familje, kemi prindër, kemi fëmijë”, apeli prekës i mjekve maqedonas: Kapacitet janë tejmbushur, kjo do të zgjasë, ndaj…

Në Maqedoninë e Veriut situata për shkak të COVID-19 vazhdon që të jetë mjaft problematike. Autoritetet qeveritare kërkojnë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat anti-Covid. Kjo sepse kapacitetet janë të tejmbushura dhe personeli mjekësor ndodhet çdo ditë përballë rrezikut të infektimit me COVID-19.

“Kapacitetet e spitaleve janë të mbushura, ndërsa dinamika e shërimit dhe pranimit të pacientëve të rinj është e madhe. I gjithë personeli mjekësor është i lodhur, por ata nuk heqin dorë nga pacientët tanë”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

Mjekët maqedonas gjithashtu kanë publikuar edhe një video ku i bëjnë i bëjnë apel qytetarëve që të tregohen më bashkëpunues dhe të ndihmojnë stafin mjekësor në luftën kundër koronavirusit.

“Jemi të angazhuar gjatë ditës kohës dhe japin më të mirën. Edhe ne kemi familje, kemi fëmijë, kemi prindër të moshuar. Edhe ne nuk duam ta bartim sëmundjen në shtëpi, as të sëmuremi. Mundohemi që asnjë pacient të mos mbesë pa mbrojtjen e nevojshme shëndetësore.

Kjo do të zgjasë dhe vetëm të bashkuar mund të japin kontribut, në mënyrë që t’ju ndihmojmë pacientëve tanë. Ju lusim t’ju përmbaheni rekomandimeve, mbani maskë dhe largësi trupore. Vetëm kështu jemi fitues në këtë luftë”, theksojnë mjekët.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *