Aqipeshkvit Imzot George Frendo ka bërë sërish apel për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Frendo u bën thirrje politikanëve që të përmbahen, pasi përdorimi i fjalorit fyes, sharës, poshtërues nxit dhunë.
Reagimi i George Frendo:
PËRSËRIS NJË APEL POLITIKANËVE
Ne meshën e Vigjiljes së Pashkëve kam bërë këtë apel: “Na erdhi shumë keq kur lexuam fjalët e disa politikanëve që kanë përdorur një fjalor që nuk nxit respekt për profesionin shumë fisnik të politikanit. U bëj thirrje kandidatëve të bëjnë një fushatë zgjedhore të pastër, dinjitoze, pa e ulur nivelin në fyerje, sharje, poshtërime të karakterit personal apo familjar.”
Politikanët që përdorin fjalor fyes, sharës, poshtërues nxisin fanatizmin, dhe fanatizmi lind dhunë. Kemi parë këto ditë raste të ndryshme dhune në emrin e politikës. Prandaj bëj përsëri apel politikanëve, veçanërisht liderëve të partive: Mos, ju lutem, perdorni fjalor që nuk edukon mbeshtetësit tuaj për një sjellje më të ndershme, fjalor që shpie tek fataizëm, sepse filizi i fanatizmit është dhuna, dhe dhuna lind dhunë (si thonë në anglisht, violence breeds violence).
Mons. George Frendo
(R.G/Faxweb.al)