AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Anuloi fjalimin në PS, Rama: Kur dalë përditë thoni pse del, kur nuk dal, thoni pse nuk del, sot e nisa ditën me…

Kreu i qeverisë Edi Rama anuloi sot fjalimin e tij në eventin “Ti zgjedh” të socialistëve, mirëpo paska qenë duke u marrë me gjëra më të rëndësishme siç janë masat kundër grupit KÇK.

Sipas Ramës brenda muajit Nëntor do të nisë furtuna mbi foletë e krimit, dhe mbi përfaqësuesit e drejtësisë që kanë lidhje me ta.

Postimi i Ramës: 

Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK. Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale.

Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar + masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.

(E.K/Faxweb.al) 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *