Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar këtë të martë në qytetin e Fierit pas anulimit të djeshëm. Një pritje madhështore i është bërë Bashës në rrethrrotullimin e Kolonjës, ku dhjetëra simpatizantë i dolën para makinës me flamura.
Basha zbriti nga makina për ti takuar simpatizantët e më pas të gjithë së bashku u nisën me automjete drejt qendrës së qytetit. Ndërkohë siç u lajmërua edhe dje, simpatizantët në qendër të qytetit janë duke e pritur Bashën me banderola gjigande.
Kujtojmë se ditën e djeshme kryedemokrati Basha lajmëroi anullimin e fushatës elektorale në qytetin e Fierit pas ndarjes nga jeta e politikanit të njohur Bashkim Fino.
(R.G/Faxweb.al)