12 milionë euro janë sekuestruar nga Guarda di Financa në Itali dhe Shqipëri në bashkëpunim me Eurojust si pjesë e DDA.
Operacioni i quajtur ‘Ndiqni paratë II’ ka nisur nga antimafia italiane në Katania dhe besohet se këto para janë aksione të ndërmarrjeve të transportit dhe tregtimit të produkteve të naftës, të cilës Guardia di Financa i sekuestroi më 10 shkurt 1.9 miulionë euro.
Hetimi, sipas Dda të Catania, hodhi dritë mbi ‘pastrimin’ e të ardhurave të paligjshme të bosit historik Giuseppe Scarvaglieri, i klanit Scalisi të Adrano, i burgosur nën regjimin 41 bis, përmes aktiviteteve sipërmarrëse të menaxhuara nga nipi i tij, Salvatore Calcagno, dhe nga sipërmarrësit Antonio Siverino dhe djali i tij Francesco
Gjithashtu janë sekuestruar katër kompani: La Nuova Group S.r.l.s. dhe Express S.r.l.s. me qendër në Katania; Immobiliare International S.r.l.s. në Verona; dhe Petrol Group S.r.l. në Cologno Monzese (Mi). Konfiskimi i emergjencës kundër AB Logistica S.r.l.s. është vërtetuar dhe Prima Logisti me seli në Katania dhe Sive International Ltd në Sofje (Bullgari).
Sipas mediave italiane operacioni është shtrirë dhe në Shqipëri. Në vendin tonë nuk dihet çfarë operacioni është zhvilluar konkretisht dhe nëse ka ndonjë kompani të sekuestruar.
(R.G/Faxweb.al)